Publikohen rezultatet e PISA për 2025, nxënësit shqiptarë përmirësohen në matematikë dhe shkencë Fshatrat malorë janë një mundësi për ti shpëtuar temperaturave përvëluese të këtyre ditëve.
Ndryshe nga sa ndodh në zonat urbane ku i nxehti ekstrem kushtëzon çdo lëvizje, në fshatin turistik të Voskopojës mund të ecësh mes gjelbërimit dhe freskisë, të shijosh rrugët me kalldrëm dhe të vizitosh kishat shekullore.
Fshatit nuk i kanë munguar vizitorët të cilët tregojnë se qëndrimi disaditor në Voskopojë mbetet një prej alternativave të tyre të preferuara që i largon nga zhurma, vapa dhe stresi e krahas peizazhit çlodhës ofron për ta edhe çmime të përballueshme.
Pavarësisht pritshmërive për shifra të larta turistësh edhe Voskopoja nuk ka të njëjtën kërkesë si vitin e kaluar. Pushuesit janë kryesisht vendas dhe e zgjedhin fshatin për të kaluar fundjavën ose ndalen këtu vetëm për disa orë.
Top Channel