Ish-efektivi plagoset me thikë gjatë natës për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori 41-vjeçar

11/07/2024 08:41
Foto Ilustruese

Ish efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, 41-vjeç, i arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë si pasojë e amnistisë ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

41-vjeçari me origjinë nga Mallakastra, është goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar për ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën. Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojën e hotelit. Situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh.

Lavdosh Metaj, ka shërbyer për disa vite në Komisariatin e Policisë Sarandë në detyra të ndryshme. Në qershor 2021, ndërsa shërbente në repartin “Shqiponja”, u arrestua pas një operacioni të AMP. Ai u akuzua për shpërndarje kokaine në qytet, ndërkohë që procedimi fillestar kishte nisur edhe për përfshirje në trafikun e drogës drejt Greqisë.

Nga kontrolloi AMP i sekuestroi atij në atë kohë 166 gram kokainë e destinuar për shpërndarje në Sarandë. Metaj u dënua nga Gjykata e Sarandës me 5.4 vite burg, dhe u lirua pas amnistisë në prill të vitit 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA