VIDEO/ Anglia në finale, një gol në minutën e fundit i jep fitoren “Tre Luanëve” kundër Holandës në Dortmund

10/07/2024 22:55

Anglia është finalistja e dytë e këtij Europiani, pas një fitore dramatike kundër Holandës në gjysmëfinalen e dytë në Dortmund me rezultatin 1-2.

Sfida nisi mjaft mirë për “Tulipanët”, të cilët kaluan në avantazh me anë të Xavi Simons në minutën e 7’ të takimit, por barazimi erdhi pas 11 minutash, me Harry Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, por goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit falë Watkins, i cili me një predhë në zonë ndëshkoi Verbruggen.

Kështu Anglia shkon në finalen e madhe të 14 korrikut, aty ku do të gjejë Spanjën, ndërsa Holanda i jep lamtumirën këtij kompeticioni, ku ishte shumë afër historisë.

REZULTATI LIVE:

HOLANDË 1-2 ANGLI

X. Simons 7′ / Kane (P) 18′, Watkins 90′

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 1-2 të Anglisë!

90+4′ Trippier ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90+3′ Dy zëvendësime te Holanda. Largohen Dumfries dhe Simons, në vendet e tyre futen Zirkzee dhe Brobbey.

90+3′ Dy zëvendësime te Anglia. Largohen Saka dhe Mainoo, në vendet e tyre futen Konsa dhe Gallagher.

90+1′ Simons ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90′ GOOOL ANGLIA 1-2/ Watkins merr një top nga Palmer dhe me një predhë kalon në avantazh “Tre Luanët”. (VIDEO)

88′ Palmer godet me të majtën brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

87′ Van Dijk ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

86′ Saka shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Dy zëvendësime te Anglia. Largohen Foden dhe Kane, në vendet e tyre futen Palmer dhe Watkins.

79′ Walker hedh një top në zonë dhe Saka godet me të majtën duke e çuar në rrjetë, por anulohet për pozicion të parregullt. (VIDEO)

77′ Simons gjen veten e lirë në zonë dhe godet me të djathtën, por Pickford arrin ta ndalë.

72′ Bellingham shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Van Dijk godet pas një krosimi në zonë, por Pickford arrin të ndalojë topin.

61′ Veerman hedh një krosim drejt zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Trippier dhe në vendin e tij futet Shaw.

46′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Malen dhe në vendin e tij futet Weghorst.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

39′ Foden godet nga distanca, por Verbruggen ndal topin.

35′ Zëvendësim i detyruar te Holanda. Largohet Depay dhe në vendin e tij futet Veerman.

32′ Foden godet nga distanca, me topin që përplaset në shtyllë.

30′ Dumfries godet me kokë pas një krosi në zonë, por topi përplaset në traversë.

23′ Foden hyn bukur në zonë dhe godet me të majtën, por Dumfries e largon topin në vijën fatale.

18′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Kane shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

17′ Dumfries ndëshkohet me karton të verdhë

16′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh.

14′ Kane godet nga brenda zonës topin, që shkon mbi kuadrat, por ka pasur dhe një kontakt me Dumfries, me anglezët që protestojnë për penallti.

13′ Kane provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet nga Verbruggen.

7′ GOOOL HOLANDA 1-0/ Simons provon me një gjuajtje nga distanca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

1′ Shkelmohet topi i parë në Dortmund!

FORMACIONET E MUNDSHME:

HOLANDA: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo.

Trajner: Ronald Koeman

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Mainoo, Rice, Saka; Bellingham, Foden; Kane.

Trajner: Gareth Southgate

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA