Ditën e sotme rreth orës 16:00 ish reparti ushtarak në lagjen “Donika Kastrioti” është përfshirë nga flakët,. duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit,
Menjëherë pas marrjes së lajmërimit 4 mjete zjarrfikëse me dy grupe shërbimi i nisën në vendngjarje ku pas 1 ore luftë me flakët arritën të vini në kontroll duke izoluar vatrën e zjarrit.
Zjarrfikësit në luftë me kohën arritën të shuajnë flakët që u përhapën në rreth 400 metër katror, ndërkohë shumë pranë vendit ku ra zjarri ndodhet depozita më e madhe e gazit në Berat.
Dyshimet e para nga zjarrfikësit janë për një zjarrvënie e qëllimshme, ndërkohë që po punohet dhe nga forcat e rendit për të evidentuar dhe për të vendosur para përgjegjësisë autorët.
Top Channel