Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojë, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re, më shumë mungesa e të huajve. Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.
Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia ndërsa shprehen se një pjese e çmimeve kanë pësuar rritje.
Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të Qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit.
Top Channel