Heqja dorë nga celulari yt iPhone apo Android duket një masë mjaft drastike, por një grua që arriti ta bënte thotë se i ndryshoi jetën.

Çdo njeri mund të alarmohet ku çelulari e informon sesa orë ka qëndruar para ekranit, prandaj gruaja nga Kalifornia thotë se hoqi celularin e saj duke zëvendësuar me një aparat të thjeshtë vetëm për telefonata.

Kalimi informacioneve pambarim në ekran është një aspekt i kohës së humbur nga njerëzit duke kerkuar mes lajmeve apo përmbajtjeve, dhe kjo po kthehej në një problem për Caroline Cadwell e cila zbuloi se nuk po kontrollonte dot më jetën e saj.

Duke folur me rrjetin DailyMail.com ajo tha: “Lashë punën sepse u bëra e ezauruar, dhe kalova tre muaj në modalitet zombi .”

Cadwell thotë se vendosi t ndryshonte celularin pasi ishte bërë krejtësisht e përfshirë nga interneti.

Duke treguar sesi jeta e saj kishte ndryshuar pas vendimit, ajo tha: “Kma fituar një kohë e një hapësirë tjetër, është e çuditshem sa shumë përfitojnë marrëdhëniet e tua njerëzore kur heq dorë prej internetit në celular.”

Që prej këtij rizgjimi të saj, Cadwell ka nisur aplikacionin e saj ‘Unpluq’, që i paralajmëron përdoruesit për humbje kohe në internet, duke u sugjeruar atyre të përdorin celularët në mënyrë më të shëndetshme.

Ajo thotë: “Mendoj se njerëzit kanë nisur të kuptojnë tashmë për rreziqet e rrjeteve sociale dhe të ‘smartphone’, dhe asnjë nuk beson më se ato janë për të mirën tonë, apo se rrjetet sociale janë për të mirën tonë”.

“A duhet të bashkohen më shumë njerëz në këtë? Absolutisht, dhe ne po e shikojmë, por gjeneratat më të reja duhet të jenë ato që udhëheqin për të ndryshuar marrëdhënien me celularët e tyre”, thotë ajo./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/3
Heqja dorë nga celulari yt iPhone apo Android duket një masë mjaft drastike por një grua që arriti ta bënte thotë se i ndryshoi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA