VIDEO/ Spanja ia del në frymën e fundit, mund Gjermaninë në çerekfinale mes dramës dhe polemikave

05/07/2024 20:37

Spanja ka mundur me rezultatin 2-1 Gjermaninë pas 120 minutave lojë në Shtutgart, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinalen e Europianit.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë erdhi në minutën e 51’ nga Dani Olmo. “Panzerat” nuk u dorëzuan, teksa barazuan në minutën e 89’ me Florian Wirtz.

Koha shtesë solli shumë polemika, pas një prekje të topit me dorë nga Cucurella brenda zonës, por Anthony Taylor nuk e cilësoi si një penallti.

Goli i “La Rojas” erdhi vetëm në minutën e 119’ nga Merino, duke sjellë dhe gjysmëfinalen për ekipin e De La Fuentes.

Nga ana tjetër, organizatorët e Gjermanisë, eliminohen përfundimisht nga ky turnament.

REZULTATI:

SPANJË 2-1 GJERMANI

Olmo 51′, Merino 119′ / Wirtz 89′

KOMENTI:

120+‘ Mbyllet sfida me fitoren e Spanjës 2-1!

120+5′ Carvajal shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe merr kartonin e dytë të verdhë.

119′ GOOOL SPANJA 2-1/ Merino godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

110′ Rodri ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Muller.

109′ Musiala godet dhe topi ndalet nga Cucurella, me gjermanët që protestojnë për penallti. (VIDEO)

106′ Nis pjesa e dytë e kohës shtesë!

105+2′ Mbyllet pjesa e parë e kohës shtesë!

105+1′ Wirtz godet me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

102′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Ruiz i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Joselu.

100′ Carvajal prek topin me dorë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

94′ Wirtz shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

91′ Zëvendësim te Gjermania. Largohet Havertz dhe në vendin e tij futet Anton.

91′ Starton shtesa e parë!

90+4′ Mbyllet koha e rregullt në barazim 1-1!

89′ GOOOL GJERMANIA 1-1/ Wirtz merr një top në zonë dhe me të djathtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

82′ Havertz provon me një parabël, por topi shkon mbi kuadrat.

82′ Unai Simon ndëshkohet karton të verdhë për vonesë loje.

80′ Zëvendësim te Gjermania. Largohet Tah dhe në vendin e tij futet Muller.

79′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Williams dhe Mortata, në vendet e tyre futen Merino dhe Oyarzabal.

77′ Fullkrug godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.

74′ Ferran Torres ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ Mittlestadt shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Torres dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

67′ Kroos ndalon në mënyrë të gabuar Dani Olmon dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Fullkrug godet me kokë, por topi përfundon mbi kuadrat.

63′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Yamal dhe në vendin e tij futet Ferran Torres.

57′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Raum dhe Gundogan, në vendet e tyre futen Mittelstadt dhe Fullkrug.

51′ GOOOL SPANJA 1-0/ Yamal pason për Olmon dhe ky i fundit godet drejt rrjetës. (VIDEO)

48′ Andrich tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadratin e portës.

47′ Morata merr një top në zonë, por tentativa e sulmuesit shkon mbi kuadrat.

46′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Can dhe Sane, në vendet e tyre futen Andrich dhe Wirtz.

46′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Le Normand dhe në vendin e tij futet Nacho.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Yamal godet nga distanca, me Neuer që e ndal.

39′ Dani Olmo godet nga distanca, por Neuer bën detyrën duke ndalur topin.

29′ Le Normand ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gundogan dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Raum shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Laporte provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet në duart e Neuer.

21′ Havertz godet me kokë, por tentativa we tij ndalet nga Unai Simon.

17′ Ruiz godet nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

13′ Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Olmos.

12′ Williams provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Zëvendësim i detyruar te Spanja. Largohet Pedri i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Dani Olmo.

1′ Pedri godet bukur në hyrje të zonës, por Neuer e ndal pa probleme.

1′ Shkelmohet topi i parë në Shtutgart!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel