Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka zbuluar shifrat që ka përfituar kombëtarja në këtë Europian.
Sipas tij përfitimi është më shumë se 9 milionë.
Por përfitimet, Tufa tha se ndahen, ku 40% e tyre janë shpërblime për futbollistët e kombëtares në Euro2024.
Ndër të tjera ai foli edhe për skuadrën që mban vendin e parë, sa i përket fitimeve.
“Fitimet e Europianit i kryeson Spanja. Ajo ka kapur shifrat gati në 17 milionë euro. Kjo sepse është e vetmja që ka rezultate maksimale. Për sa i përket kombëtares, ajo ka përfituar 500 mijë euro plus, vetëm për barazimin që mori me Kroacinë, ndërkohë kanë pasur edhe 9.25 milionë nga kualifikimi në Euro2024. Këto para i mer federata, 40% janë shpërblimet e futbollistëve”, tha Tufa.
Top Channel