![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-07-Jul-2024-03-32-PM-1629-800x450.jpg)
Menjëherë pas daljes së exit-poll të parë pas mbylljes së kutive të votimit, ekspertët e zgjedhjeve kanë nisur të krahasojnë fitoren e Keir Starmer me shifrat e mëparshme të laburistëve.
Me 410 vende në Parlament, nëse ato do të konfirmohen deri në fund, kryeministri i ardhshëm i Britanisë rezulton të ketë marrë vetëm 8 vende më pak se Tony Blair në 1997 që mori një shumicë prej 418 deputetësh.
“Zgjedhjet për Parlamentin në Mbretërinë e Bashkuar- sondazhi i IPSOS projekton një shumicë dërrmuese për laburistët e qendrës së majtë me 410/650 vende, duke siguruar me lehtësi Keir Starmer që do të bëhet kryeministri i ardhshëm. Kjo do të ishte një shifër pak më e ulët se ajo e arritur nga Tony Blair në 1997”, shkruan faqja Europe Elects.
Top Channel