Gjithçka është e kryer, Paramout firmos blerjen e Warner Bros për 110 miliardë dollarë pas tërheqjes së Netflix nga gara
Analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj, në homazhet për Ismail Kadare, vlerëson standardin që shkrimtari ka vendosur në letërsinë shqipe.
“Paradoksalisht vdekja e tij do shërbejë për të rivendosur në lartësinë e merituar konceptin për letërsinë. Ka një keqkuptim sot, shumë ndër ata që provojnë të shkruajnë nuk startojnë nga majat. Takimet e fundit me të kanë qenë spontane gjatë shëtitjeve të tij, kemi folur për tema të ndryshme.
Kadare ka qenë i sofistikuar duhej një lloj kodi për komunikimin e tij edhe shakatë e tij nuk ishin kurrë banale. Kadare nuk bëhej kurrë banal, është një enigmë e pa zbërthyer për atë që ndodhi në gjysmën e dytë të shekullit XX në Shqipëri. Duhet parë në kompleksitetin e vet si një shkrimtar që ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë. Kanë folur për të, por shkrimtari që ka vetëdijen e dhuntisë ka një mision të ruajë dhuntinë, Kadare këtë bëri”, u shpreh Zogaj.
Top Channel