‘UFO’ ndalohet për shpejtësi në autostradë, shoferi pretendonte të ishte ‘alien’ por rezultoi ndryshe (fotot)

03/07/2024 16:12

Personi që po drejtonte një automjet në formë ‘UFO’ rezultoi mjaft i njohur në zonë dhe dëshmonte se kishte shpenzuar dhjetë vjet për të ndërtuar mjetin e tij, ndërsa kostot tha se nuk i llogariste dot.

Por Steve Anderson rrjedhimisht u ndalua nga policia kur doli në rrugë Missouri, SHBA teksa ishte duke shkuar në një festival.

Ai drejtonte mjetin e tij në formë UFO-je me një kupolë hapëse në majë, nga ku hynte e dilte piloti i saj alien-njerëzor, shkruan rrjeti satirik DailyStar.

Pas ndalimit policia publikoi incidentin në Facebook: “Asnjëherë nuk mund të dish çfarë udhëton në rrugët e Crawford por kjo ishte jashtë kësaj bote”.

“Këta humanoidë po shkonin në festivalin e Roswell. Patëm një bisedë të shkurtër per sigurinë dhe dokumentat e makinës por na siguruan se do t’i zgjidhnin sa më shpejt”, shtonte policia.

Postimi i tyre në Facebook ishte rishpërndarë mijëra herë dhe aty u mësua se personi që e drejtonte ishte vendasi njohur Steve Anderson që prej kohëhs punonte në ndërtimin e mjetit të frymëzuar nga seriali “Lufta e Yjeve”.

Duke folur me rrjetin Indy Star asokohe ai tha: “Është e çuditshme, kjo më bën të harroj të gjitha problemet. Mendoj se ky është kuptimi i jetës, momentet e bukura që arrin të jetosh, të cilat formojnë më tej të gjithë realitetin. Më pëlqente shumë kur kaloja në korridorin e porosisë nga makina në fast-food”.

Reagimet në Facebook ishin nga më të ndryshmet, si ato të habisë, të përgëzimeve dhe ato të ironisë.

FOTO GALERI
1/3
Pas ndalimit policia publikoi incidentin në Facebook: “Asnjëherë nuk mund të dish çfarë udhëton në rrugët e Crawford

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA