Vdekja e të madhit Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Ishte një nga ata për të cilët shkrimi është luftë!

02/07/2024 12:41

Ka reaguar edhe Presidenca Franceze për vdekjen e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar i cili mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës.

Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë; atyre që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja.

Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën udhëheqjen e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për të. Ai forcoi rezistencën e tij intelektuale”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

Në këtë reagim, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen e shkrimtarit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA