Holanda arriti të fitonte me rezultatin 0-3 përballë Rumanisë, duke avancuar kështu në çerekfinalet e Europianit. Gjithsesi, për Redi Jupin ky ekip nuk e bind se do të vazhdojë deri në fund.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare u shpreh në “Top Arena” se ekipi i “Tulipanëve” mund të shënonte më shumë pasi e dominoi skuadrën rumune, por mentaliteti i ekipit të Koeman nuk e bind se do të shpallet kampione e Europës.
“Holanda bëri një ndeshje shumë të mirë. E domino në çdo aspekt kundërshtarin. Rumania ka fituar një ndeshje, ka barazuar një duke mbajtur topin te 30%. Sot e filloi lojën në sulm. Rumania luajti me një lojë 4-1-4-1 që të mbante depërtimet e Holandës. Sikur mbroheshin poshtë, si lartë, mendoj se rezultati ishte gënjeshtër. Pjesa e parë duhet të mbaronte 3 ose 4 me 0. Deri diku, mendoj se ishte dhe merita e Rumanisë që qëndroi deri në një farë momenti. Por Holanda, edhe pse fitoi bindshëm, nuk më bind mentaliteti”, tha Jupi.
Top Channel