23/12 21:18
Artan Shyti është shprehur i kursyer në lidhje me parashikimin e çerekfinales mes Holandës dhe Turqisë.
Sipas tij skuadrat kanë pasur lëkundje në lojën e tyre në Euro2024, e për këtë është skeptik për rezultatin.
“Hollanda një herë luan një herë jo. Austria ishte mirë sot. Diferencat në fushë kanë qenë të tjera.
Performanca e sotme e Holandës nuk mendoj që është garanci për ndeshjen e ardhshme, të njëjtën gjë do thoja edhe për Turqinë.
Nuk do të thotë gjë që bëri gol që në minutat e para Turqia”, tha Artan Shyti.
Top Channel