Përballje titanësh, kompletohen çerekfinalet/ Ja kur do të luhen takimet e fazës tjetër në Europian

02/07/2024 23:02

Faza çerekfinale e Europianit është kompletuar pas kualifikimit të Holandës dhe Turqisë ditën e sotme.

“Tulipanët” mundën 0-3 Rumaninë, ndërsa turqit triumfuan 1-2 kundër Austrisë.

Kështu të dyja skuadrat do të ndeshen me njëra-tjetrën në çerekfinale më 6 korrik në orën 21:00 në Berlin. Po në këtë ditë Anglia do të luajë kundër Zvicrës në orën 18:00 në Dyseldorf.

Më 5 korrik luhen dhe ato që cilësohen si finalet e parakohshme. Spanja dhe Gjermania masin forcat në Shtutgart në orën 18:00, ndërsa Franca do të ndeshet me Portugalinë në orën 21:00 në Hamburg.

ÇEREKFINALET

5 Korrik 2024

SPANJË – GJERMANI 18:00 SHTUTGART

FRANCË – PORTUGALI 21:00 HAMBURG

6 Korrik 2024

ANGLI – ZVICËR 18:00 DYSELDORF

HOLANDË – TURQI 21:00 BERLIN

Top Channel