Babë e bir dhunuan rëndë dhe bënë për spital 53-vjeçarin në Bathore, një në pranga e një në kërkim

02/07/2024 12:22

Babë e bir nga Bathorja kanë dhunuar rëndë një person, pas një sherri banal.

Policia sqaron se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet L. K., 52 vjeç dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. K., 23 vjeç, i biri.

Ata dyshohet se kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA