FOTOLAJM/ Dalja e fundit publike e Ismail Kadaresë, duke pirë kafen në vendin e tij të preferuar në 24 qershor

01/07/2024 13:48

Shkrimtari i më madh shqiptar, Ismail Kadare, është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Botuesi Bujar Hudhri tha në një intervistë për Top Channel se Kadare kohët e fundit ka qenë i dobët fizikisht, por dilte në kafen e tij të preferuar.

Ka qenë pikërisht botuesi Hudhri i cili ka fiksuar edhe foton e fundit të shkrimtarit Kadare, pak ditë përpara se ai të ndahej nga jeta.

Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, teksa shkrimtari ishte duke pirë një kafe në një nga lokalet e Tiranës. “Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA