Drini Zeqo dhe Dea Vieri, janë përfolur për një lidhje romantike, pasi vetë ata postuar një foto pak kohë më parë një foto në Instagram.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar zyrtarisht, Drini intervistoi Dean në “Top Arena”, ku të dy dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe pyetjet ishin pak të sikletshme.
Ndër pyetjet e gazetarit ishin se pse e ka hequr foton nga profili i saj, nëse shoqet e saj mendojnë që është i bukur, apo nëse ka ndjenja për të.
Drini: Pse ne të dy nuk kemi asnjë foto në Instagram?
Dea: Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija
Drini: Unë?
Dea: Nuk e priste që ta thoja, por nuk më mban më shpirti Drin
Drini: Me kë ishe në Mykonos?
Dea: Isha vetëm
Drini: Foto si i bëjë?
Dea: Nuk kam bërë asnjë foto, s’kishte kush, po ti mos u bëj xheloz
Drini: Mund ta thonë për mua shoqet e tua që ke të dashurin më të bukur?
Dea: Po patjetër, do thoshin sa i mirë, nuk jam aq xheloze
Drini: Pra ti ke ndjenja për mua?
(Dea qesh)
Drini: E mora përgjigjen
Çifti përfundojnë intervistën me një kërcim, ndërsa Dea i thotë: Mua nuk më ke, por të paktën ke një pozicion të ri pune.
Top Channel