Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikqyrjes dhe sigurisë

30/06/2024 11:58

Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ky është një tjetër hap i rëndësisëshëm në modernizimin e FA të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të Aleancës së NATO-s.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA