Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier – Patos, në afërsi të fshatit Grizë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave, si pasojë e goditjes së fortë, është përmbysur në rrugë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe normalizimin e trafikut, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Top Channel