Top Arena/ Është zënë me Mozzik dhe është penduar që ka marrë pjesë në klipin e tij? Efi tregon si është e vërteta

29/06/2024 07:35

Ish-banorja e BBV2, Efi Dhedhes e ftuar në “Top Arena” ka treguar se si qëndron e vërteta e marrëdhënies mes saj dhe Mozzik.

Kanë dalë disa fjalë se ajo është zënë me të pasi mori pjesë në klipin e tij dhe se e ka bërë dhe unfollow në Instagram. Efi shprehet se të gjitha lajmet janë të pavërteta, ndërsa sa për unfollow-n në Instagram, Efi zbulon se Mozzik mban vetëm vajzën e tij follow dhe askënd tjetër.

Alesia Bami: A është e vërtetë që t’i dhe Mozzik nuk flisni?

Efi: Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim.

Alesia Bami: Kanë dalë disa fjalë që Efi nuk flet me Mozzik. Pastaj kanë thënë që të kanë bërë unfollw.

Efi: Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.

Alesia Bami: Je penduar që ke marrë pjesë në klipin e tij apo jo?

Efi: Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA