“Nuk i kam thënë mjaftueshëm…”, Ana Lika rrëfen pengun që i ka ngelur, humbi nënën disa muaj më parë

29/06/2024 19:49

Aktorja Ana Lika, e ftuar në S’e luan Topi rrëfeu pengun që i ka ngelur me nënën e saj, e cila ndërroi jetë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Ajo tha se mamaja e njihte shumë mirë dhe mjaftonte një shikim që ta kuptonte, por mbase e vetmja gjë që mund t’i ketë ngelur peng është se nuk i ka thënë mjaftueshëm se sa e donte.

Ana Lika: Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë.

Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente.

E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë.

Top Channel