Katie Price thyen rekordin, bën operacionin e 17-të të rritjes së gjoksit dhe publikon fotot! Mjeku: Po rrezikon jetën

29/06/2024 10:47

Katie Price po thyen të gjitha rekordet me operacionet e shumta plastike që ka bërë në gjoks.

Përmes Instagramit, 46-vjeçarja ka zbuluar të premten, rezultatet e operacionit të 17-të, përmes disa fotove, ku shihet duke pozuar me një fustan të zi të ngushtë.

Edhe pse duket se është e kënaqur me gjoksin e saj edhe më të madh, ndjekësit e saj nuk janë dakord me atë që ajo po i bën trupit të saj.

Komentet në këto foto nuk ishim pozitive. Shumica e fansave i shkruanin se ajo po shkatërron veten dhe shëndetin e saj me të gjithë këto operacione.

Disa nga komentet në postimin e saj përfshinin: “Është qesharake ajo që po bën”. “Ti dukesh si gunga e Notre Dame me kokë poshtë”. “Duhet të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik”.

Në deklaratat që kishte bërë pas operacionit të saj të 16-të, Price kishte theksuar se nuk i interesonte nëse njerëzit e konsideronin atë “të varur” nga operacioni, duke theksuar:  Është zgjedhja ime dhe trupi im.

Price ka marrë referime të shumta nga mjekë të cilët kanë shprehur shqetësimin për shëndetin e saj. Duke iu referuar rastit të saj, një kirurg plastik, Ameer Khan, ka thënë për thënë OK Magazine në vitin 2022 se: Ka rreziqe që lidhen me anestezinë e përgjithshme të përsëritur. Sa më gjatë të ndodhë kjo, aq më shumë ka të ngjarë të ekspozohet trupi ndaj rreziqeve të rëndësishme që mund të përfshijnë edhe vdekjen.  Rreziqet e tjera lidhen me vetë operacionin. Kirurgjia është një procedurë traumatike. Sa më shumë operacione të keni, aq më shumë plagë keni. E gjithë kjo mund të çojë në një ndërprerje të shkallës së shërimit të lëkurës dhe më pas gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq .

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA