Aston Villa vazhdon të punojë në prag të sezonit të ardhshëm, ku do të duhet të luajë edhe në Ligën e Kampionëve. Klubi anglez, sipas asaj që raporton “Sky Sport DE”, ka arritur marrëveshje me Chelsea-n për Ian Maatsen.
Marrëveshja tashmë është finalizuar: lojtari do të kalojë në Birmingham, me Villans që paguajnë mbi 40 milionë për transferimin e përhershëm.
Maatsen, i cili sezonin e kaluar luajti për Borussian e Dortmundit, do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare.
Anësori i majtë, me kontratë me Chelsea-n deri në vitin 2025, kishte një klauzolë largimi prej 47 milionë eurosh, por klubi gjerman nuk ka burimet financiare për ta paguar.
Kështu, londinezët mbyllën marrëveshjen me rivalët e tyre në Premier League, duke vënë në dispozicion të spanjollit Unai Emery një nga zbulimet e sezonit të kaluar të Champions League.
Lojtari i lindur në vitin 2002, i cili u rrit në ekipet e të rinjve të Spartës së Rotterdamit dhe Feyenoordit, mbërriti në Angli në vitin 2018. Aktualisht po luan me Holandën në Euro 2024. Njoftimi zyrtar duhet të arrijë vetëm në fund të kompeticionit, ndërkohë lojtari u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore./Super Sport
Top Channel