Për të 14 herë radhazi mbështetësit e opozitës u mblodhën para Bashkisë së Tiranës për të protestuar.
Në ndryshim nga protestat e mëparshme fjalimet e mbështetësve nuk u shoqëruan me shpërthime molotovi.
Në drejtim të bashkisë u hodhën vetëm sende të forta, vezë dhe tymuese ndërsa djegia e gomave u shndërrua në motiv përplasje mes turmës dhe policisë që tentoi t’i fikë.
Nën shtëllungat e zeza të tymit mbështetësit e Partisë Demokratike dhanë të njëjtat mesazhe politike si herët e kaluara ku kërkuan nga SPAK të veprojë ndaj Erion Veliajt si dhe të shuajnë masën e arrestit shtëpiak ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.
Protesta do të përsëritet edhe javën e ardhshme dhe do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik.
Top Channel