Ish-punonjësi i AMP, Kushtrim Selimi vetëdorëzohet në polici, ndërsa ishte prej javësh në kërkim.

Kushtrim Selimi bashkë me Regina Omeri u përjashtuan në 31 mars nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Dy punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së bashku me Ervis Hasanagën kishin hapur një portal ku shpërndanin lajme të rreme dhe denigronin figurat e Policisë së Shtetit.

Ervis Hasanaga është shprehur i penduar në polici pas arrestimit. Ai ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për punën që po bënte, por i duheshin paratë.

“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”.

Gjatë hetimeve të kryera nga dhe bazuar në kallëzimin penal të një personi, ka rezultuar se ata në bashkëpunim më njëri tjetrin, kishin hapur një portal media online dhe rrjete sociale të lidhura me këtë portal e konkretisht portalin “shqipnews”, në të cilin publikonin lajme të rreme, për titullarë institucionesh, duke denigruar figurën e tyre.

Shkrimet ishin anonime dhe shpërndaheshin online.

Top Channel