Ka marrë nga fansat unaza me diamante, Erika e “Për’puthen”: Po dal me një trajner futbolli

28/06/2024 08:39

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Erika ka qenë e ftuar në “Arena Sportive” ku në një intervistë të shkurtër me Alesia Bamin, tregoi dhuratat që ka marrë nga fansat, por edhe faktin se po njihet me një trajner futbolli.

Alesia Bami: Kush është dhurata më e madhe që të ka bërë ndonjë fans gjatë periudhës së “Për’puthen”?

Erika: Nuk është se kam marrë shumë dhurata, kanë qenë të vogla. Unaza të vogla, kështu me diamante.

Alesia Bami: A është e vërtetë që origjina jote është nga Japonia.

Erika: Njërin prind e kam.

Alesia Bami: Si quhet, mamin apo babin?

Erika: Asnjërin (qesh).

Alesia Bami: Është e vërtetë që çdo natë para se të flesh gjumë dëgjon këngët e Anila Mimanit?

Erika: Jo në fakt shikoj futboll sepse po dal me një trajner futbolli.

Alesia Bami: Pra ti po shoqërohesh me një trajner futbolli dhe je fokusuar tek futbolli.

Erika: Po.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA