Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”.

Për pasojë, automjeti tip “Ford” u dogj, ndërsa drejtuesi me iniciale B. M., banues në Korçë doli në kohë nga mjeti, duke i shpëtuar lëndimeve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA