Mjekja Alketa Pere ishte një nga shtate të dyshuarit e skandalit tek onkologjiku, që jo vetëm gjatë seancës por edhe publikisht insistojnë se nuk kanë kryer krim gjatë ushtrimit të detyrës.
Gjykata la në fuqi një vendim të shpallur më herët duke konfirmuar arrest shtëpie për Edmond Gashin dhe Florian Markun dhe detyrim paraqitje për Emiliano Lelën, Alketa Ymerin Pere, Drilona Kishtën, Halil Gashin dhe Brunilda Qiriazin, mjekë e koordinatorë që dyshohen se zvarrisnin mjekimin e pacientëve me tumor për qëllime përfitimi, duke i deleguar nga spitali shtetëror në atë privat
Episodi tjetër i prokurorisë ngre dyshime për mos vënien në punë të pajisjes kobalt terapia, për të cilën prokuroria ka dyshime se duke u lënë stok ka rrezikuar edhe jetën e stafit mjekësor. Në mbyllje të verifikimit të masave, pati edhe reagime të tilla.
Top Channel