LIVE/ Më shumë se 12 orë seancë. Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen Një person drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, gjë që ka tërhequr vëmendjen e policisë.
Pas kontrolleve të kryera rezultoi se shtetasi me iniciale Xh. M., ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Pas kësaj ai u vu në pranga, duke e çuar numrin total në 118.
Njoftimi i policisë:
Shkon 118 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, kanë konstatuar shtetasin Xh. M., i cili ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit.
Nga verifikimi me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e drogave. Gjithashtu, kishte përfunduar afati i dokumenteve të automjetit.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. M. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel