Dhunonte bashkëjetuesen, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë, në banesë iu gjet armë zjarri dhe fenelina si të Policisë

26/06/2024 12:23

Një 37-vjeçar ra në prangat e policisë pasi dhunonte bashkëjetuesen në Lezhë.

Arjan Sallaku ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Poseduesi”.

Ai gjithashtu mbante në banesë, pa leje, armë zjarri dhe fenelina si të Policisë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 173 fishekë të tij, si dhe 2 fenelina si të Policisë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se dhunohej nga bashkëjetuesi i saj, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit A. S., 37 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel