Berisha mori vulën dhe logon e PD, Alibeaj e pranon publikisht: Basha me parti të re!

26/06/2024 17:42

Enkelejd Alibeaj e ka pranuar për herë të parë në një intervistë për Top Talk se Lulzim Basha do të vijë me një parti të re, pasi humbi vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se grupi i Bashës tashmë do të vijë me një parti të re, pasi iu detyrohen mbështetësve të tyre.

“Ne sot kemi një identitet politik dhe ideologjik, strukturor, ka një program, dhe kemi detyrimin që me maturi t’i japim këtyre njerëzve një mundësi të mirë siç koha e kërkon që ata të përfaqësohen në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka rëndësi emri e logo, por brendia”, deklaroi ai në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA