Rama publikon pamje nga Vlora: Do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie Shtatë persona janë vënë nën hetim, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlonge pa lejen përkatëse, duke zënë hapësirat publike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë” në 3 plazhe, u evidentuan 4 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe 4 raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve.
Sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje, ndërkohë që procedimi është për personat:
-A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;
-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;
-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”.
Top Channel