Sa të çuditshëm që jemi?! Edhe pse i njohim alternativat më të mira, në shumicën e rasteve prapë tërhiqemi nga zgjedhja më e dëmshme.
Në raste të tjera, shkëmbejmë një alternativë për një tjetër, duke e ditur riskun e këtij vendimi.
Në këto momente koncepti i reduktimit të dëmit luan rol kyç. Le të marrim një shembull edhe nga situata aktuale me temperaturat e larta. Gjatë verës shumë nga ne fillojmë të qëndrojmë në diell për të marrë ngjyrën e bukur e të artë të lëkurës, ndonëse e dimë që qëndrimi për orë të tëra nën diellin e fortë të korrikut apo gushtit është shumë i dëmshëm. Në këto raste ekspertë të shëndetit publik nuk këshillojnë që të mos dilni në diell, pasi diçka e tillë është e pamundur. Ajo që ata sugjerojnë është që të përdorim krem dielli me efekt mbrojtës të lartë, të vendosim kapele, të pijmë ujë dhe lëngje për të qëndruar të hidratuar dhe të evitojmë djegien. Me këto masa parandaluese, ne mund të shijojmë pak më të qetë diellin e verës, edhe pse e dimë që ai na dëmton.
Teknika të tilla mund të aplikohen edhe tek duhanpirja. Zgjidhja më e mirë sigurisht është që të mos e nisni fare duhanin, por për ata që pijnë cigare e mira është që ta lënë. Duke parë që shumica e duhanpirësve të rritur duan të vazhdojnë të përdorin duhanin, në këto raste reduktimi i dëmit luan rol kyç.
Për këtë grup personash kalimi nga cigarja tek alternativa teknologjike e të bazuara në kërkime shkencore arrin të reduktojë dukshëm dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares. Kjo kategori pajisjesh me ngrohje si IQOS, arrin të reduktojë deri në 95% nivelin e substancave toksike që krijohen nga djegia e cigares. Duke shmangur kështu edhe ekspozimin ndaj 6000 kimikateve.
Edhe pse pajisjet me ngrohje, nuk janë krejtësisht të parrezikshme, pasi në fund përmbajnë nikotinë e cila shkakton varësi, ato ofrojnë potencialin për të qenë alternativa më të mira për duhanpirësit e rritur. Koncepti i reduktimit të dëmit na ndihmon për të trajtuar kështu zakone të dëmshme duke mos e ndrydhur natyrën njerëzore.
Artikull Promocional
Top Channel