Ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu ka folur me tone të larta në mbledhjen e sotme me stafin e Onkologjikut, pas skandalit ku janë përfshirë disa mjekë.
Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, Koçiu tha se ngjarja e sotme i krijon neveri të madhe dhe të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit.
“Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori.
Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor”-u shpreh ministrja.
Top Channel