Përfundimisht drejtësia në Shqipëri e tha fjalën e saj.
Dhionisis Alfred Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua.
Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.
Gjykata e apelit të posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin , një qytetar me dy shtetësi dhe me kombësi greke . Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Edhe për Pandeli Kokaveshin u shpall fajësia referuar një hetimi të SPAK dhe prokurorisë së Vlorës gjatë zgjedhjeve lokale që zbuluan se si Beleri dhe Kokaveshi bashkëpunuan për blerjen e votave, me një vlerë prej 50 euro secila
Me shpalljen fajtor të Fredi Belerit, Himara shkon në zgjedhje.
Nga ky dënimi i formës së prerë të Belerit, llogaritet që së bashku me kohën e paraburgimit ai ta vuajtjen e dënimit në muajin tetor. Por gjatë kësaj periudhe ngjarje të tjera priten dhe që lidhen me procedurat e tjera të njoftimit mes këshillit bashkiak, qeverisë dhe presidencës . Tjetra lidhet me mandatin e deputetit të parlamentit europian, të cilin Beleri e siguroi nga burgu , ku kandidoi në emër të partisë së kryeministrit grek Micotaqis.
“Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku”- u shpreh ambasadorja greke në Tiranë.
Beleri pritet të dorëzojë kërkesë për të marrë pjesë si eurodeputet përmes platformës ‘zoom’.
Me zbardhjen e vendimit të apelit, brenda 45 ditëve nga dekreti I presidentit që shpall datën e zgjedhjeve në Himarë, qytetarët pritet tu drejtohen kutive të votimit për kryebashkiakun e Himarës. Pritet gjithashtu që ashtu si beteja për Belerin sa më shumë të afrojë data e zgjedhjeve për Himarën temperaturat mes dy qeverive do te ngrihen sërish.
Top Channel