Ka vijuar sot vala e protestave të dhunshme të mijëra njerëzve në kryeqytetin kenian Nairobi kundër paketës së rritjes së taksave të qeverisë, ndërsa numri viktimave raportohet se ka arritur në 10 të vdekur.
Në pamje shihen turma të mëdha protestuesish në qendër të kryeqytetit, ndërsa qëndresa e policisë duke se është zvogëluar që prej paradites së të martës.
Më herët disa vrasje të protestuesve ndodhën kur ata i vunë zjarrin një pjesë të ndërtesës së parlamentit, dhe policia tha se ‘hapi zjarr pasi turmat nuk u shpërndanë nga gazi lotsjellës’.
Një gazetar i agjencisë Reuters tha se kishte numëruar trupat e pesë protestuesve të vrarë vetëm jashtë ndërtesës së parlamentit, teksa një anëtar i grupeve mjekësore, Vivian Achista, tha se të vrarët ishin të paktën 10.
Nje tjetër mjek ne terren, Richard Ngumo, tha se me shume se 50 njerez ishin plagosur nga plumbat.
“Ne duam të mbyllim parlamentin dhe çdo deputet të kthehet në shtëpi e të dorëhiqet,” tha për rrjetin Reuters protestuesi Davis Tafari, pranë parlamentit. “Ne do të krijojmë një qeveri të re.”
Rrjeti CNN tha se mes protestuesve ishte aktivistja Auma Obama, gjysmë motër e ish-presidentit amerikan, shkruan rrejti AFP.
SHBA bënte thirrje për qetësi duke thënë se po monitorin situatën, e cila mbetet e paparashikueshme.
Top Channel