Kastriot Palushi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi mbrëmjen e djeshme u vu në pranga për korrupsion.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për Oficerin e Krimeve në komisariatin nr. 4 në Tiranë, për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin në flagrancë, në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, përjashtimi i nënkomisar K. P., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë”, thuhet në njoftim.

Polici i kërkonte para, 50 mjë lekë, për të favorizuar një palë në konflikt. AMP ishte mbrëmjen e djehsme në Surrel ku polici i kishte lënë takim për të marrë paratë. Sapo ka konstatuar se kishte rënë në gracke oficeri ka tentuar të arratisej.

Pasi u prangos ai mohoi se kishte bërë korrupsion dhe se nuk kishte marrë para, por pasi iu ushtrua kontroll në makinë dhe u përball me provat ka heshtur.

Pas kësaj AMP ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Kastriot Palushi, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar K. P., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA