Gazetari i Top Channel, Endi Tufa në një lidhje live për Top Arena në Top Channel dha detaje në lidhje me formacionin e mundshëm të Shqipërisë përballë Spanjës.
Ed Manushi: Mund të ketë ndonjë rrokadë Hysaj Balliu, duke pasur parasysh që luajmë kundër Spanjës me idenë që Balliu e njeh më mirë si rival?
Endi Tufa: Në seancën e fundit stërvitore ka pasur një lloj prove të tillë, në momentin që trajneri bën provën e skuadrës së parë me të dytën që bën skemat e tij, ka pasur një lloj kalimi të Balliut tek lojtarët që të paktën kanë qenë deri në këto momente në formacion, ashtu siç ishte Ismajli përpara Ajetit, me gjasë ka një lloj tentative për ta provuar.
Nga ana tjetër në bisedat që kemi pasur me trajnerin është ajo frika që Balliu është lojtar me më shumë karakteristika ofensive dhe mund të ketë një lloj deficence. Janë gjithmonë dilema të trajnerit, edhe ai vetë ka thënë që do ta vendosë në momentin e fundit, sepse dhe ai vetë nuk është i sigurt me këto zgjedhje.
Top Channel