Një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet këtë mesditë në Tiranë.

Sipas informacioneve në aksident janë të përfshira 3 ose 4 makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet njëra prej mjeteve ka përfunduar në trafikndarëse.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Top Channel