I pyetur nëse do të ishte i lumtur edhe me një barazim kundër Spanjës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se ekipi i tij hyn në fushë vetëm për të fituar.
Sipas tij, dueli me iberikët është më i rëndësishmi për të gjithë kombin shqiptar dhe se lojtarët duhet të japin maksimumin për të fituar dhe për t’un kualifikuar nga Grupi B.
-A hyni në fushë edhe për një barazim?
“Natyrisht siç kam thënë që nuk kam parë asnjëherë në jetën time një trajner që ka shkuar në fushë për t bërë një barazim. Kemi luajtur për të fituar. Natyrisht edhe nëse e keni ose jo një skuadër të mrekullueshme. Nëse mbeten 5 ose 10 minuta të ndeshjes do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse duam të kalojmë grupin duam të fitojmë, por mund të marrim edhe një barazim. Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje për barazim por edhe më tepër për fitore”.
Top Channel