Aksident i rëndë në Greqi! Ndërron jetë 25 vjeçari shqiptar, makina e bërë ‘copë e çikë’ (Fotot+Emri)
23/06/2024 14:58
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 25 vjeçari shqiptar.
Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, ku mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
Top Channel