Gjatë një bisede telefonike, presidenti serb Aleksandar Vuçic i ka kërkuar homologut të tij francez, Emmanuel Macron, t`i mbajë lart në axhendën e Bashkimit Europian cështjet e rëndësishme të Serbisë që lidhen me Kosovën.

Ishte vetë Vuçiç që e pohoi përmes një postimi në rrjetet sociale se po këmbëngul për një axhendë “me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”.

Ai sqaroi po ashtu përmes të njëjtit postim se me shefin e Elizesë diskutuan edhe mbi sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik. “Theksova se mbështetja për dialogun mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”, ishte komenti i Vucicit. Ky pohim vjen vetëm dy ditë pasi ministri i jashtëm serb Marko Gjuric deklaroi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është “në koma”.

Kjo gjendje, tha Gjuric, nuk ka të bëjë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim, nuk e përdorin atë. Gjuric foli në një intervistë për television shtetëror për aktivitet intensiv diplomatik, e theksoi se Parlamenti i ri Europian është konstituuar dhe disa gjëra po ndryshojnë në Europë. Sipas tij, viti i ardhshëm “mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA