Befason Trump: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

21/06/2024 17:17

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili synon të sigurojë në zgjedhjet e nëntorit një tjetër mandate në krye të Shtëpisë së Bardhë, befasoi me ofertën e tij të fundit.

Kandidati republikan njihet për retorikën kundër emigrantëve, por çuditërisht u largua prej saj me propozimin e papritur që të gjithë të huajt të cilët diplomohen në Amerikë të marrin automatikisht Green Card-ën bashkë me diplomën.

Nëse keni mbaruar kolegjin, mendoj se duhet të merrni automatikisht një kartë jeshile si pjesë e diplomës tuaj, në mënyrë që të mund të qëndroni në SHBA”, tha Trump në podkastin All-In.

Ky propozim shënon të ndryshim të rëndësishëm qëndrimi nga ana e tij. Gjatë presidencës së vet, Trumpi vendosi mjaft kufizime për emigrantët, duke nisur nga punëtorët e kualifikuar e deri tek studentët, kujton Bussiness Standard.

Njoftimi i tij vjen pak ditë pasi presidenti Joe Biden zbuloi planet për një program emigracioni në shkallë të gjerë, i cili i ofron një rrugë drejt shtetësisë emigrantëve të martuar me shtetas amerikanë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo nismë mund të ndihmojë rreth 500 mijë persona.

“Këto çifte kanë krijuar familje, kanë dërguar fëmijët në kisha dhe shkolla, kanë paguar taksat, kanë kontribuar për vendin tonë për 10 vite apo më tepër. Kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara gjithë këtë kohë, me frikë dhe pasiguri. Ne mundemi ta ndreqim këtë. Dhe këtë po bëj unë tani”, tha Biden.

Emigracioni është një temë delikate në këtë vit zgjedhor në SHBA sidomos me shtimin e ndjeshëm të kalimeve të paligjshme në kufirin jugor të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA