Punonjësi emigrant i bujqësisë vdes i lënë në rrugë me krahun e thyer në Italinë qendrore (fotot)

20/06/2024 17:27

Sindikatat e punës në Itali kanë bërë thirrje për kontroll ndaj “shtypjes barbare e shfrytëzimit” të punonjësve emigrantë, pas vdekjes së 31 vjeçarit Satnam Singh, 31, në Latina në Italinë qendrore.

Punonjësi i fushës me origjinë nga India, raportohet se ishte lënë në rrugë nga punëdhënësi i tij pas një aksidenti ku kishte thyer krahun.

Singh ishte plagosur të hënën teksa punonte në një makineri bujqësore në Latina, një zonë rurale në perëndim të Romës me një komunitete të gjerë punonjësish indianë.

Singh, i cili erdhi tre vjet më parë në Itali me bashkëshorten, raportohet se ishte lënë në anë të rrugës pranë shtëpisë së tij me krahun e thyer, në zonën e Borgo Santa Maria.

Policia tha se ishin njoftuar nga bashkëshortja e tij dhe transportuan burrin në spitalin e San Camillo Forlalini ku tragjikisht ai kishte vdekur nga plagët.

Ende nuk janë dhënë arsyet e sakta të vdekjes së pashpjeguar të emigrantit.

Punëdhënësi i tij italian po hetohet tashmë për ‘vrasje nga pakujdesia’.

Singh po punonte në një makineri mbështjellëse me plastikë pranë një traktori, kur ndodhi aksidenti fillestar, njoftonte policia pas hetimeve paraprake.

“Për t’i shtuar tmerrin aksidentit, punonjësi indian ishte lënë pranë shtëpisë së tij nga pronari, lënë në anë të rrugës si një rreckë e pavlerë, edhe pse bashkëshortja i ishte lutur pronarit ta dërgonte në spital”, tha Laura Hardeep Kaur, e sindikatës së Frosinone-Latina për të përditshmen vendase ‘Il Giorno’.

“Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me një aksident të rëndë në vendin e punës por dhe me shfrytëzim barbar”, shtoi sindikalistja Kaur.

Latina njihet si një zonë e shfrytëzimit të emigrantëve teksa Hardeep Kaur tha se Singh po punonte pa kontratë të ligjshme, “në mëshirën e pronarëve mizorë, shpeshherë italianë”.

Ministrja italiane e punës Marina Calderone, dënonte “aktin e barbarizmit” dhe shpresonte që përgjegjësit të dënoheshin. “Punonjësi indian i bujqësisë pësoi një aksident në fushat e Latina dhe u braktis në gjendje të rëndë … dhe më pas vdiq,” tha ajo në parlament, shkruan e perditshmja britanike ‘The Guardian’.

FOTO GALERI
2/3
Latina njihet si një zonë e shfrytëzimit të emigrantëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA