SHBA/ Guvernatori i Tennessee miraton dënim me vdekje për abuzuesit seksualë të fëmijëve (fotot)

19/06/2024 17:17
Bill Lee

Guvernatori shtetit amerikan të Tennessee, Bill Lee ka aprovuar legjislacionin që jep dënimin me vdekje për të dënuarit me abuzim seksual të fëmijeve të propozuar nga kongresi lokal me shumicë republikane, pas shqetësimit se gjykata e lartë federale e SHBA ndalon dënimin kapital për çështje të tilla.

Republikani Lee nënshkroi qetësisht ligjin në fundjavë pa dhënë një deklaratë publike.

Ligji që pritet të hyjë në fuqi nga 1 korriku autorizon dënimin kapital për të rriturit e shpallur fajtorë për përdhunim të një të mituri, ose me dënim të përjetshëm pa mundësi lirie me kusht.

Edhe guvernatori i Florida, Ron DeSantis nisi një legjislacion të tillë pesë vjet më parë dhe në dhjetor të vitit të shkuar ligji u përdor ndaj një te akuzuari për sulm ndaj një të mituri nën 12 vjeç.

Dhoma e deputetëve të shtetit të Idaho ne veriperëndim te SHBA e kontrolluar nga republikanët, aprovoi një legjislacion të ngjashëm këtë vit por që ende nuk ka kaluar në senat.

Lee tha më herët për gazetarët se shpreson se ligji të testohet në gjyaktë dhe shtonte se krimet kundër fëmijët “janë nga më djallëzoret që mund të ketë”.

Mëbshtetësit thonë se ligji shton frikën të sulmnuesit por dhe te viktimat në rastet e abuzimit në familje.

Aktualisht ekzekutimet në Tennessee janë të pezulluara prej procedurave të injeksioneve fatale pas disa dështimeve të detajuara në një raport të vitit 2022, shkruan AssociatedPress.

FOTO GALERI
3/3
Bill Lee

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA