Zhurma qarkullojnë prej kohësh në mediat prendimore se presidenti autokrat rus përdor disa sozi për angazhimet e tij të shumta. Por megjithse ata kanë bërë operacione plastike për t’i ngjarë sa më shumë Putin studiues të vëmendshëm në internet janë gjithnjë në kërkim të detajeve që zbulojnë lojën e tyre të gënjeshtrës publike, shkruan rrjeti Daily Star.
Ata thonë se në vizitën e sotme të Putin në vendin aleat komunist Korea e Veriut, nuk ishte presidenti vërtetë por dikush që luante rolin e tij.
Mediat thanë se Putin mbërriti mbrëmë në Penian me ftesën e Kim Jong-un, dhe pamjet tregonin presidentin që zbriste shkallët e avionit të tij në aeroportin vendas.
Putin u takua më pas me Kim, dhe detaji i parë i dyshimtë që zbuluan agjentët e tastierës ishte fakti se Putin e vërtetë “nuk përqafon” njeri.
Dyshja komuniste më pas biseduan pak teksa i rrihnin shpatullat njëri-tjetrit si dy lidera të mëdhenj.
Studiuesit e pamjeve të mbërritjes së “Putin”, thonin se nuk ishin të sigurtë nëse ishte vërtet ai që zbriti nga avioni, dhe kjo nuk është hera e parë që bëhen akuza të tilla.
“Nuk jam i sigurtë nëse Putin ka shkuar vërtet në Korenë e Veriut,” tha një komentues. “Videot e sotme janë të një sozie që takon njerëzit dhe përqafon të tjerët”.
Një tjetër shtonte se sozia e Putin ishte si “gjyshi” i tij që rri duke prekur të tjerët”.
Një individ symprehtë gjithashtu zbuloi një detaj në fytyrën e Putin që sipas tij tregonte lojën e sozisë: “Mollëzat e tij sikur kanë lëvizur nga vendi, mos është sozia e Putin ky?”
Një tjetër komentonte sipas DailyStar: “Kjo tregon se regjimi i Kremlin po shembet nga brenda”.
Raportime të mëparshme thonin se sozitë e Putin mbahen në vëzhgim të ashpër nga Kremlini dhe nuk mund të kenë një jetë të tyren. “Ky informacion konfirmohet nga disa burime”, tha kritiku Andriy Yusov.
“Teknologjia e sozive përdoret nga të gjitha qeveritë, veçanërisht nga enturazhi i Vladimir Putin”, shtonte Yusov. /DailyStar/
Top Channel