Skuadrat e rekrutimit të frontit të luftës, detyrojnë burrat të fshihen në Ukrainë (fotot)

17/06/2024 17:07

Në dasmën elegante të Serhiy e Tania, çifti zbriste shkallët e bardha duke u përshendetur me të ftuarit, por karriget e zbrazura tregonin se më shumë se gjysma e tyre nuk kishin ardhur.

Familjarët kishin dërguar njoftimin e ndjesës por shpjegonin se rreziku i grumbullimit ishte tepër i madh prej skuadrave të rekrutimit në ushtri që mund të bastisnin papritur për të mbledhur njerez për në fortin e luftës, thuhet ne nje reportazh te BBC nga vendi.

Me qindra ushtarë të vdekur, të plagosur ose të ezauruar nga lufta, qeveria e Zelenskit po ashpërson përpjekjet e mobilizimit, duke kërkuar të çojë në front të gjithë burrat nga 25 deri në 60 vjeç.

Skuadra rekrutimi dërgohen në qytete për të mbledhur me forcë ata që i shmangen regjistrimit, duke detyruar kështu shumë burra të fshihen në ilegalitet, thuhet në reportazhin e BBC.

Ligji i ri i rekrutimit në maj detyron të gjithë burrat të dorëzojnë të dhënat e tyre elektronike për t’u thirrur kur të jetë nevoja, ndërsa skuadrat e ushtarakeve ndjekin ata që nuk japin të dhënat e tyre në sistem.

Me më shumë se dy vjet luftë brutale, çdokush ka të afërm ose të njohur që janë vrarë, dhe megjithëse Ukraina është shumë e dobët në krahasim me forcat ruse në lindje, qeveria insiston të vazhdojë përplasjet e tankeve dhe artilerive.

Skuadrat e mobilizimit kanë një reputacion të frikshëm ne vend, veçanërisht në qytetin jugor Odesa, ku janë para të marrin me forcë burrat nga trenat e autobusët për t’i çuar në qendrat e regjistrimit.

Për ata që i shmangen rekrutimit, transporti publik është i pari për të evituar, dhe më pas supermarketet, restorantet apo shëtitjet në park.

Një nga oficerët e qendrës së rekrutimit, Vlad pranon se nuk ka vullnetarë që vijnë vetë për të shkuar në front. Ai ka luftuar në betejat me bomba në Donbas para se të plagosej në kokë e këmbë nga copa artilerie.

Ai thotë se burrat nuk duhet të fshihen, por të shkojnë të luftojnë.  “Po na mbarohen njerëzit, nëse nuk luftojnë armiku do të vijë në shtëpitë e tyre, do të vrasë fëmijët e përdhunojë gratë”, justifikohet rekrutuesi Vlad.

Por fushata e fundit e rekrutimeve ka shkaktuar përçarje në shoqëri mes njerëzve që i shmanget mobilizimit dhe atyre që i kanë burrat e fëmijët në frontin brutal të luftës, dhe nuk e dinë nëse do të kthehen ndonjëherë në shtëpi.

Në periferi të Odesa, tekniku IT, Vova sheh tinëz nga dera e apartamentit të tij nga ku nuk del kurrë ditën prej frikës së rekrutimit me forcë.

Ai thotë se vitin e kaluar u mor në autobus nga oficerët nën kërcënimin e armës për t’u çuar në qendrën e rekrutimit. Aty ai kishte bindur oficerët ta lejonin të shkonte të merrte dokumentet dhe nuk u kthye më kurrë aty.

“Nuk njoh asgjë nga ushtria, nuk kam mbajtur kurrë armë”, justifikohet burri, që ashtu si shumë të tjerë trembet se do të kthehet në mish për top në frontin e luftës.

“Ata që kanë shkuar në luftë janë më të guximshmit por unë nuk dua të jem i tillë”, shton ai./BBC/

FOTO GALERI
3/5
Ukraina është shumë e dobët në krahasim me forcat ruse në lindje, por qeveria insiston të vazhdojë përplasjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA