
23/02 22:38
Alessandro Bastoni ishte një nga lojtarët që shënoi për Italinë në fitoren me përmbysje përballë Shqipërisë. Mbrojtësi i qendrës u shpreh se skuadra e tij e nisi keq sfidën dhe gjithashtu u ndal dhe te përballja kundër shokut të tij te Interi, Kristjan Asllani.
“Ishte shumë e rëndësishme për rezultatin, ne filluam aq keq sa mundëm. Ne ishim të mirë për të reaguar menjëherë dhe për ta vendosur sfidën në rrugën e duhur.
Asllani kundërshtar? Ishte bukur, por nuk shikon askënd në fytyrë kur je në fushë. Pastaj ne i thamë lamtumirë njëri-tjetrit në fund të sezonit.
Spanja? Ne i dimë pikat e tyre të forta, por do të përqendrohemi në dobësitë e tyre dhe do të dimë se si t’i godasim ato”, u shpreh Bastoni.
Top Channel