Nga sot banorët e zonave kufitare, 30 kilometra larg brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, do të lëvizin pa kontrolle kufitare.
Kjo u bë e ditur nga dy ministrat e brendshëm, atij të Shqipërisë Taulant Balla dhe të Kosovës Xhelal Zveçla, të cilët pas inspektimit të pikës kufitare të Morinit thanë se kjo marrëveshje e nënshkruar më herët nga dy qeveritë lehtëson jo vetëm lëvizjen e lirë por edhe jetën e komuniteteve ndërkufitare.
Ndërkohë, dy ministrat premtuan se shumë shpejtë ashtu si pika e përbashkët e Morinit edhe pikat e tjera mes Kosovës e Shqipërisë do të aplikohet lëvizja e lirë pa kontrolle kufitare deri në 9-muaj.
Ndërsa për radhët e mjeteve të rënda që transportojnë mallra e produkte industriale nuk ka një marrëveshje të tillë, ndonëse ekziston vullneti për një marrëveshje të afërt mes dy vendeve.
Prej muajsh në Morinë vijojnë të krijohen radhët e kamionëve për shkak të procedurave të zhdoganimit.
Top Channel